Armata izraelite: Trembëdhjetë ushtarë humbën jetën në luftërat me Hamasin
- Trembëdhjetë ushtarë u vranë në luftërat me militantët islamik Hamas në Rripin e Gazës, kumtoi Armata izraelite.
- Post By Sara Ademi
- 17:10, 1 nëntor, 2023

Tel Aviv, 1 nëntor 2023 (MIA) - Trembëdhjetë ushtarë u vranë në luftërat me militantët islamik Hamas në Rripin e Gazës, kumtoi Armata izraelite.
"Ata u vranë sot në veri të rripit bregdetar të mbyllur, publikoi armata.
Dy ushtarë humbën jetën në luftërat e ditës së djeshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë në 15 që kur Armata zgjeroi dislokimin e trupave tokësore në Rripin e Gazës.
Armata izraelite me javë e bombardoi Gazën dhe vendosi ofensivë të re nga lufta kundër Hamasit, me fillimin e operacioneve tokësore gjatë fundjavës.
"Paralelisht, forcat ajrore dhe detare zbatojnë aperacione duke sulmuar dhjetëra caqe tjera të Hamasit, kumtoi armata. sa/
foto: Arkivi i MIA-s