Armata izraelite kreu sulm ndaj qytetit sirian Banias
- - Në sulmin e sotëm izraelit është qëlluar një pozicion në afërsi të qytetit bregdetar Banias, në perëndim të Sirisë, informon Agjencia siriane e lajmeve SANA, duke iu referuar burimeve ushtarake.
- Post By Fitore Curri
- 12:49, 9 korrik, 2024
Damask, 9 korrik 2024 (MIA) - Në sulmin e sotëm izraelit është qëlluar një pozicion në afërsi të qytetit bregdetar Banias, në perëndim të Sirisë, informon Agjencia siriane e lajmeve SANA, duke iu referuar burimeve ushtarake.
Rreth orës 12 e 20 minuta (sipas kohës lokale) armiku izraelit kreu sulm ajror nga Deti Mesdhe, duke qëlluar pozicion në afërsi të qytetit Banias. Sulmi shkaktoi dëm material, thekson SANA.
Armata izraelite sot e kreu sulmin e tretë në rajonin Banias nga fillimi i këtij viti.
Nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Izraeli kreu qindra sulme kundër armatës së presidentit Bashar al Asad dhe grupeve proiraniane të cilët e mbështesin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s