• e hënë, 08 korrik 2024

Armata izraelite kreu bastisje në dy shkolla të Gazës që dyshon se janë bazë e Hamasit

Armata izraelite kreu bastisje në dy shkolla të Gazës që dyshon se janë bazë e Hamasit

Jerusalem, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë kontrolluar dy shkolla në qytetin e Gazës ku pretendojnë se janë fshehur pjesëtarë të Hamasit.

IDF kumtoi se në lagjen Rimal, ku ndodheshin shkollat, ka vrarë disa luftëtarë të Hamasit, derisa operativët që ishin në shkolla janë dorëzuar para ushtrisë izraelite, shkruan "Tajms of Izrael".

“Ushtarët e brigadës Kirijati bastisën disa banesa në qytetin jugor të Gazës, Kan Junis ku u gjetën armë dhe tunele që kanë shfrytëzuar luftëtarët e Hamasit”, thekson IDF në një kumtesë të saj.

Ushtria izraelite kumtoi gjithashtu se ka identifikuar lëvizje të dyshimta në çatinë e një ndërtese në zonën Xhabalia, nga ku më parë është hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë, me çka është kryer sulm ajror ndaj ndërtesës. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR