Armata izraelite ka kryer 45 sulme ajrore ndaj Rripit të Gazës
- – Armata izraelite sot njoftoi se dje ka kryer 45 sulme ajrore në Rripin e Gazës dhe se disa caqe ishin lokacione për prodhimin e armëve, raketahedhësve, ndërtesa të cilat i shfrytëzojnë grupet militante dhe depo për armë.
- Post By Fitore Curri
- 15:14, 9 prill, 2025

Gazë, 9 prill 2025 (MIA) – Armata izraelite sot njoftoi se dje ka kryer 45 sulme ajrore në Rripin e Gazës dhe se disa caqe ishin lokacione për prodhimin e armëve, raketahedhësve, ndërtesa të cilat i shfrytëzojnë grupet militante dhe depo për armë.
Në kumtesën e ushtrisë bëhet e ditur se ushtarët e tyre kanë gjetur edhe disa hapje të tuneleve në zonën Tel Sulltan, si dhe avancim në korridorin ndërmjet Rafës dhe Kan Junis.
Armata izraelite, gjithashtu, publikoi se ushtarët e saj kanë gjetur dhe shkatërruar disa ndërtesa dhe infrastrukturë tjetër të cilat gjoja i shfrytëzon Hamasi, bashkë me tunele, dhe kanë vrarë disa operativë, transmeton “Tajms of Izrael”. fc/
Foto: EPA