Kallas: Zgjerimi është i domosdoshëm edhe për Bashkimin Evropian
- Procesi i zgjerimit nuk është i domosdoshëm vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Evropian, që ai të mund të rritet edhe ekonomikisht, por edhe si forcë globale, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas gjatë arritjes në Samitin e Komunitetit politik evropian në Tiranë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:37, 16 maj, 2025
Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Procesi i zgjerimit nuk është i domosdoshëm vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Evropian, që ai të mund të rritet edhe ekonomikisht, por edhe si forcë globale, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas gjatë arritjes në Samitin e Komunitetit politik evropian në Tiranë.
"Ekziston ai momentum politik, ku të gjithë dëshirojnë të shohin se procesi i zgjerimit me të vërtetë po ndodh", tha Kallas.
Në pyetje për perspektivat e Shqipërisë për anëtarësim në BE deri vitin 2030, Kallas tha se vendi arrin përparim të madh kur bëhet fjalë për zbatimin e reformave, duke theksuar se Unioni insiston në ato reforma dhe posaçërisht dëshiron të shohë përparim në sferën e sundimit të së drejtës, por se nevojitet edhe blloku nga ana e tij t'i ndërmarrë hapat e nevojshme.
Lidhur me procesin e negociatave për armëpushim në Ukrainë, Kallas tha se niveli i ulët i përfaqësimit të delegacionit rus në bisedimet në Turqi është dëshmi se Rusia nuk është serioze rreth negociatave dhe tani është me rëndësi që tërë bota të shohë se Moska luan lojëra.
Sipas Kallas, në këtë moment është më me rëndësi të përforcohet presioni ndaj Moskës dhe në atë aspekt BE-ja tashmë ka vendosur 17 pako të sanksioneve dhe punon në të 18-tin, e në të njëjtën kohë pëpunoi edhe Udhërrëfyes për ndërprerje të furnizimit të energjensave nga Rusia, pasi, siç tha, me rëndësi të jashtëzakonshëm e është të ndërpritet financimi i luftës ruse në Ukrainë.
"Izolimi politik është mënyrë që të kryhet presion ndaj Rusisë dhe ne duhet të jemi të bashkuar në përpjekjet që të arrihet paqeja", tha Kallas, duke theksuar se është më me rëndësi që edhe SHBA-ja bën presion ndaj Moskës në këtë drejtim. bsh/
Foto. Printskrin