• e diel, 22 dhjetor 2024

Armata izraelite ka eliminuar dy persona të armatosur në Bregun Perëndimor

Armata izraelite ka eliminuar dy persona të armatosur në Bregun Perëndimor

Tel Aviv, 21 mars 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se në operacionin e djeshëm "antiterrorist" në Bregun Perëndimor ka eliminuar dy sulmues të armatosur "të cilët përbënin kërcënim direkt për ushtarët tanë në kampin e refugjatëve Nur Pams në Tulkarem".

Ky ka qenë sulmi i dytë i forcave ajrore izraelite në Bregun Perëndimor. Më herët forcat ajrore kanë qëlluar mbi një automjet palestinez pranë qytetit Xhenin. Sulmi kishte në shënjestër dy anëtarë të lartë të organizatës terroriste të xhidadit islamik.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, në sulmin në Xhenin jetën e kanë humbur tre persona, ndërsa një është lënduar.

Armata izraelite shpesh kryen sulme ndaj Xheninit, duke pretenduar se qyteti është strehë për militantët palestinezë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR