Armata izraelite e zgjeron ofensivën antiterroriste në pjesën veriore të Bregut Perëndimor
- – Armata izraelite njoftoi se e zgjeron operacionin antiterrorist në pjesën veriore të Bregut të okupuar Perëndimor dhe se ushtarët mbrëmë kanë filluar të veprojnë në kampin Nur Shams në afërsi të Tulkaremit.
- Post By Fitore Curri
- 12:09, 9 shkurt, 2025
![Armata izraelite e zgjeron ofensivën antiterroriste në pjesën veriore të Bregut Perëndimor](https://mia.mk/images/20250209120932_big_730x400_33.webp )
Tel Aviv, 9 shkurt 2025 (MIA) – Armata izraelite njoftoi se e zgjeron operacionin antiterrorist në pjesën veriore të Bregut të okupuar Perëndimor dhe se ushtarët mbrëmë kanë filluar të veprojnë në kampin Nur Shams në afërsi të Tulkaremit.
Në deklaratë thuhet se ushtarët deri më tani kanë eliminuar disa operativë terroristë në zonë dhe kanë bërë arrestime.
Ofensiva, e quajtur “Operacioni muri i hekurt”, filloi më 21 janar dhe parashihet të zgjasë edhe disa javë. fc/
Fotografia: EPA