• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata do të marrë nëntë milionë euro në pajisje nga Fondi paqësor evropian

Armata do të marrë nëntë milionë euro në pajisje nga Fondi paqësor evropian

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe drejtori i organizatës sllovene për avancim të sigurisë njerëzore - ITF, Tomazh Lovrençiç sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për projektin e parë bilateraë mes vendit dhe Fondit paqësor evropian. Me këtë fillojnë aktivitetet për realizim të mbështetjes në pajisje për grupin e batalionit këmbësorik të Armatës sonë në vlerë prej nëntë milionë eurove.

"Këto mjete do të shfrytëzohen për furnizim të pajisjes logjistike, pajisjes mjekësore, sistemeve komunikuese-informatike, kapaciteteve zbuluese, pajisjes inxhinierike dhe pajisjes për kryerje të trajnimeve", informoi Petrovska në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të Memorandimit.

Në pajtim me Memorandumin, gjatë furnizimit të pajisjes të cilin do ta realizojë ITF është konsultuar Shtatmadhoria e Armatës, ndërkaq në pajtim me nevojat e vendit, por edhe standardeve më të larta të NATO-s.

Kjo mbështetje, siç theksoi Petrovska, e konfirmon qëllimin strategjik të shtetit, përkatësisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ajo gjithashtu potencoi se edhe Komisioni evropian konstatoi nivel të mirë të gatishmërisë dhe përparim të mirë lidhur me harmonizimin e vendit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit. e cila, siç theksoi, u konfirmua edhe me skriningun bilateral për këtë kapitull.

Ambasadori evropian, Dejvid Gir theksoi se me këtë projekt në kuadër të sektorit mbrojtës, pranë Fondit paqësor evropian, , BE-ja ia kushton nëntë milionë euro mbështetje Armatës.

Shtoi se kjo bëhet për shkak se vendi u dëshmua në gatishmërinë e vet të qëllimeve të përbashkëta me BE-në dhe harmonizimin e vet me politikën e përbashkët evropiane të sigurisë.

Drejtori i ITF-së, Tomazh Lovrençiç theksoi se me padurim pritet bashkëpunimi nga partneriteti me Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të implementimit të këtij donacioni në pajtim me aktivitetet e planifikuara.

Në pyetjen se sa ka arritur Ministria e Mbrojtjes në periudhën e fundit lidhur me bashkëpunimet e këtilla si dhe ndihmën inkuadruese nga BE-ja lidhur me reformat por edhe në përgjithësi të tërë shtetit dhe të gjitha institucioneve duke i pasur parasysh kritikat e shpeshta, Gir u përgjigj se në raportin e rregullt të cilin e përpunon KE-ja, të publikuar në nëntor të vitit të kaluar, ceket se ka përparim të mirë në pikëpamje të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Petrovska lidhur me këtë çështje tha se raporti i KE-së vitin e kalaur e notoi përparimin i cili është arritur në politikën mbrojtëse, përkatësisht reformat të cialt zbatohen në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë në përgjithësi.

Pret që këtë muaj para Qeverisë të prezantohet plani për reformë në sistemin për menaxhim me kriza - mbrojtje civile, përderisa ligji për infrastrukturë kritike që për herë të parë do të sillet në shtet, është një fazë përfunduese të konsultimeve. Këto, theksoi ministrja, janë vetëm disa nga reformat që zbatohen. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR