• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arbër Ademi në takim të përbashkët pune për BP-në në Bundestagun gjerman

Arbër Ademi në takim të përbashkët pune për BP-në në Bundestagun gjerman

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi, sot ka marrë pjesë në takim pune me deputetin gjerman Mihael Rot dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Serbisë dhe Kosovës në Bundestagun gjerman.

Ky lloj evenimenti, siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar ka mundësuar shkëmbimin e mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Ademi shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për mbështetjen e fuqishme shumëdekadëshe të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugën tonë integruese euroatlantike. Ai po ashtu theksoi se përveç prioriteteve strategjike të politikës së jashtme – aktiviteteve në NATO dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut i kushtoi rëndësi të madhe intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor", thuhet në kumtesë.

Në takim u diskutua për situatën në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin e integrimeve euroatlantike. mb/

Foto: Kuvendi i RMV

QËNDRONI TË LIDHUR