• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arauho do të mbetet në Barcelonë edhe krahas ofertës së madhe nga Bajerni

Arauho do të mbetet në Barcelonë edhe krahas ofertës së madhe nga Bajerni

Barcelonë, ​​25 mars 2024 (MIA) - Futbollisti i Barcelonës, Ronald Arauho do të mbetet në klubin katalunas, bën të ditur “Mundo deportivo”.

Sipas informacioneve, drejtuesit e kampionit aktual spanjoll konsiderojnë se futbollisti nga Uruguaji është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe nuk duan që të largohet në afatin kalimtar të verës. Presidenti katalunas Zhoan Laporta tashmë ka vënë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin për kontratë të re.

Më herët u bë e ditur se Bajerni i Munihut ofron rreth 90 milionë euro për lojtarin mbrojtës.

Këtë sezon, 25-vjeçari Araujo luajti 31 ndeshje ku shënoi një gol. Kontrata e tij aktuale me Barcelonën është deri në fund të qershorit 2026.

Transfermarkt e vlerëson lojtarin në 70 milionë euro.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR