• e mërkurë, 03 korrik 2024

Apel iTAV-it: Nga 9 tetori udhëtarët të arrijnë në sportele tre orë para fluturimit

Apel iTAV-it: Nga 9 tetori udhëtarët të arrijnë në sportele tre orë para fluturimit

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - TAV u bën thirrje udhëtarëve që nga 9 tetori të arrijnë në sportele tre orë para fluturimit, sepse kompania ajrore do të kryejë riinstalim të sistemit të bagazhit.

"Duke filluar nga 9 tetori (e hënë), deri në fund të nëntorit të vitit 2023 gjegjësisht në periudhën prej dy muajve, në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit do të kryhet riinstalim i sistemit për menaxhimin e bagazhit. Për këtë arsye u bëjmë thirrje të gjithëve që do të udhëtojnë në periudhën e caktuar përmes Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, të arrijnë në aeroport, gjegjësisht në sportele për paraqitjen e udhëtarëve dhe të bagazhit, tre orë para kohës së planifikuar të fluturimit", apelojnë nga kompania. mb/

Foto: TAV

QËNDRONI TË LIDHUR