• e diel, 06 tetor 2024

Aparaturë e re në Klinikën për sëmundje kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit" (PLT)

Aparaturë e re në Klinikën për sëmundje kirurgjikale

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Në Klinikën për sëmundje kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup është instaluar një pajisje e re me çka përmirësohen shërbimet shëndetësore në këtë institucion.

Në Repartin për urologji janë pajisur ambiente dhe për herë të parë është instaluar aparat i ri modern për litotripsi - nga prodhuesi gjerman "Dornier MedTech GmbH", në vlerë të përgjithshme prej 42 milionë denarëve.

"Bëhet fjalë për aparat për litotripsi ekstrakorporale, me procedurë minimale invazive për thyerjen e gurëve në veshjave dhe në traktin urinar me një sërë valësh goditëse, të cilët janë të orientuar me ndihmën e rentgenit apo me eko aparat. Qëllimi i procedurës është që të thyhen gurët në copëza më të vogla, të cilët pastaj më vonë kalojnë përmes traktit urinar. Me këtë aparat, hapen mundësi për trajtim të kalkulozës në traktin e lartë uranar", theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Pritet që brenda një viti të trajtohen qindra pacientë me këtë patologji. Ata, pas intervenimit do të qëndronin vetëm një ditë, ose ditën e njejtë do të lëshoheshin në shtëpi.

"Gjithashtu, sot e promovojmë edhe aparatin e ri për mamografi me tomosintezë dhe biopsi stereotaktike të gjirit, të instaluar në repartin e ri për radiodiagnostikë në të cilin kemi dy kabinete për gji. Është instaluar edhe një eko kolor ultrazë dopler për EKO të gjirit, me çka njëkohësisht do të kryhet mamografi dhe EKO e gjirit. Tomosinteza e gjirit, e quajtur edhe mamografi tridimensioinale  ose tomosintezë digjitale e gjirit është teknikë e avancuar mamografike e grafisë së gjirit dhe paraqet progres revolucional në dialognozën e kancerit të gjirit", theksoi Mexhiti.

Avantazhi i tomosintezës së gjirit është se indi i gjirit ekzaminohet shtresë pas shtrese dhe radiologu merr një pamje më të qartë të çdo shtrese të gjirit, sepse hiqen efektet e indeve të mbivendosura.

"Shfrytëzimi i tomosintezës si mjet plotësues gjatë skriningut i rrit normat e zbulimit të ndryshimeve kanerogjene, me çka përmirësohet efikasiteti i programeve për skrining për kancerin e gjirit. E shfrytëzojë këtë moment që të përkujtoj se edhe këtë vit vazhdon skrining programi nacional për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit dhe njëkohësisht bëj thirrje që të respektohen terminet për mamografi, ose në të kundërtën të anulohen nga ana e pacientit , me çka do të hapen termine për pacientë të rinj", theksoi ministri.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se janë investuar mbi 700 mijë euro për furnizim të një aparati të ri moden për litotripsi, më saktë aparat për thyerjen e gurëve në veshja dhe në traktin uranar, i cili pritet ta lehtësojë trajtimin e pacientëve, të cilët pa intervenimit do të mund të shkojnë në shtëpi

"Bëhet fjalë për një aparat të gjeneratës së fundit dhe pikërisht në këtë Spital është praktikisht i treti në vend që është në një nivel më të lartë se të tjerët që kishim. Kjo mundëson trajtimin modern dhe të shpejtë të pacientëve, por edhe lehtëson punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe të Klinikës, ku nuk do të ketë nevojë për mbajtjen e pacientëve më gjatë. Në Klinikë është blerë edhe një aparat i ri për mamografi me tomosintezë. Tomosinteza e gjirit është një përparim revolucionar në diagnostikimin e kancerit të gjirit, duke rritur saktësinë e interpretimit të mamografisë me 30 për qind. Kjo aparaturë është instaluar në repartin e ri radiodiagnostikues dhe është vendosur edhe një dopler i ri ekografik eko kolor për eko të gjirit, i cili do të mundësojë kryerjen e mamografisë dhe ekos së gjirit", tha kryeministri.

Ai shtoi se me këto aparate do të rritet efikasiteti në detektimin e hershëm të kancerit të gjirit, ndërsa njëherit do të shkarkohen kapacitetet e sistemit shëndetësor përmes së cilës do të jepet mundësi që këto kontrolle të bëhen në më shumë vende sesa kanë mundur deri më tani. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR