• e martë, 24 dhjetor 2024

Antibiotiku i ri që vepron kundër superbakterieve vdekjeprurëse

Antibiotiku i ri që vepron kundër superbakterieve vdekjeprurëse

Bazel, 4 janar 2024 (MIA) - Shkencëtarët nga kompania farmaceutike "Rosh", me seli në Bazel të Zvicrës, pohojnë se është zhvilluar një antibiotik i ri - "Zosurabalpin", që ka veprim kundër rezistencës së superbakteries "Acinetobacter baumannii".

Kjo superbakterie është identifikuar nga ana e Organizatës botërore të shëndetësisë si kërcënim urgjent për të cilin nevojiten antibiotikë të rinj, sepse bakteria përhapet shpejtë në spitale dhe është rezistente ndaj medikamenteve ekzistuese. Ekipi i shkencëtarëve të kryesuar nga Majkëll Lobric dhe Kenet Bredli, në bazë të studimit të rreth 45.000 peptideve sintetike (molekula që deri më tani nuk ishin bazë e shumicës së antibiotikëve, ndërkaq janë në natyrë), identifikuan disa molekula me aktivitet antibakterial. Kështu është zgjedhur një, që më pas është optimizuar për shkak të sigurisë dhe veprimit më të madh, transmeton portali "Pais".

Një shkrim shkencor të publikuar në revistën "Nature", shton se sistemi përçues i të a.q. lipopolisakaride vepron në sipërfaqen e qelizës për të krijuar membranë të jashtme si mbrojtje antibiotike.

Medikamenti që tashmë ka shëruar minj nga pneumonia e shkaktuar nga "A. baumannii", filloi të përdoret tek njerëzit, ceket, për të hulumtuar sigurinë e tij gjatë shërimit.

Këto njohuri janë të dobishme edhe për gjurmimin për bashkëdyzime të reja të kahëzuara drejt neutralizimit të bakterieve të rrezikshme dhe krijimit të veglave kundër rezistencës së tyre. Kjo, ceket, është problem i cili, sipas disa vlerësimeve, mund të jetë shkaku kryesor për vdekshmërinë në botë deri në vitin 2050. ab/

foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR