• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anketat parashohin fitore të partisë së kryeministrit Modi në zgjedhjet parlamentare në Indi

Anketat parashohin fitore të partisë së kryeministrit Modi në zgjedhjet parlamentare në Indi

Nju Delhi, 1 qershor 2024 (MIA) - Koalicioni i udhëhequr nga partia e kryeministrit të Indisë Narendra Modi, Partia Popullore e Indisë do të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare në vend që përfundojnë sot, tregojnë anketat e dala nga kanali informativ i lajmeve NDTV.

Dy anketa parashikojnë se Aleanca Demokratike Kombëtare (NDA) në pushtet mund të fitojë më shumë se 350 vende në Dhomën e ulët të Parlamentit prej 543 anëtarësh, ku për shumicë të thjeshtë nevojiten 272 deputetë, bëjnë të ditur mediat britanike.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, NDA fitoi 353 vende në Parlament.

Anketat parashohin se koalicioni opozitar - Aleanca indiane për zhvillim kombëtar gjithëpërfshirës -e  udhëhequr nga partia e Kongresit do të fitojë më shumë se 120 vende.

Në zgjedhjet parlamentare në Indi të cilat filluan më 19 prill dhe u zhvilluan në shtatë faza ku e fundit mbahet sot, të drejtë vote kanë pasur rreth 970 milionë votues.

Votat do të numërohen deri më 4 qershor, kur pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR