• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketa më e mirë gjithmonë vjen ditën e zgjedhjeve, pres që të kemi mbi 61 deputetë, thotë Kovaçevski

Anketa më e mirë gjithmonë vjen ditën e zgjedhjeve, pres që të kemi mbi 61 deputetë, thotë Kovaçevski

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - LSDM është parti progresive dhe ka dëshmuar se është faktor stabiliteti së bashku me partnerët e koalicionit në vend. E vetmja që shkakton probleme në këtë vend është VMRO-DPMNE. Anketa më e mirë gjithmonë vjen në ditën e zgjedhjeve. Pres që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi mbi 61 deputetë dhe ta formojmë qeverinë e re proevropiane, tha kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, nuk ka asnjë rast në botë që dikush të marrë pjesë në qeveri dhe të mos e votojë të njëjtën.

"Ka raste që dikush nuk merr pjesë në qeveri, por voton për të. Ndërsa ne këtu do të kemi rast ku do të marrë pjesë dhe nuk voton për ministrat e saj. Në vitin 2016 në janar, VMRO-DPMNE propozoi qeveri teknike me mandatar Emil Dimitrievin pa u përmbushur detyrimet e marrëveshjes së Përzhinës. Ministrat i nominoi mandatari, ata u propozuan, por me faktin se nuk u përmbushën kushtet e marrëveshjes së Përzhinës, ministrat pas kësaj dorëzuan dorëheqje. Vazhduan negociatat dhe Kuvendi që u shpërnda u konstituua përsëri dhe më pas në shtator u propozuan ministrat nga LSDM dhe asokohe u votua Qeveri në të cilën morën pjesë ministrat e LSDM-së dhe të cilët u mbështetën nga të gjitha partitë politike që morën pjesë në atë qeveri teknike. Mendoj se kishte 95 vota në atë kohë ajo qeveri", ka thënë Kovaçevski në intervistën në Televizionin Kanal 5.

Ai potencoi se të dielën do të votojnë për ministrat dhe zëvendësministrat e propozuar në qeverinë teknike.

Kovaçevski sqaroi se pas takimit të liderëve që ishte takimi i fundit i atij formati të mbajtur në Kuvend, të gjitha partitë politike u pajtuan se afati është i shkurtër për shfuqizimin e qeverisë teknike para këtyre zgjedhjeve.

"Unë kam dhënë deklaratë se qeveria teknike e një vendi që është anëtare e NATO-s, vendit që negocion me BE-në, vendit që kryeson me OSBE-në dhe vendit që nga një shtet i kapur është kthyer në vend demokratik, me lirinë e medias dhe procese të avancuara demokratike nuk ka fare nevojë për këtë. Mirëpo kjo nuk u vendos dhe në fund të gjithë liderët e partive politike thanë se për këto zgjedhje një ndryshim i tillë nuk mund të bëhet në një periudhë kaq të shkurtër dhe për zgjedhjet e ardhshme sigurisht që do të bëhet. Këto janë faktet që mund t'i ndaj këtu dhe që mund t'ua konfirmojë secili", thekson Kovaçevski.

Kovaçevski potencon se anketa më e mirë vjen në ditën e zgjedhjeve dhe pret që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kenë mbi 61 deputetë.

"Pres që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi mbi 61 deputetë dhe ta formojmë qeverinë e re proevropiane. LSDM me partnerët e koalicionit me të cilët do ta formojnë qeverinë mund të ketë edhe mbi 70 deputetë. Vizioni për Maqedoninë evropiane e ndajmë të gjithë që jemi në këtë koalicion qeveritar", tha ai.

Nëse koalicioni do të jetë nga partnerët tradicionalë me të cilët LSDM shkon në zgjedhje apo do të jetë koalicion më i gjerë, Kovaçevski thekson se do të varet nga analizat që bazohen nga të dhënat empirike dhe aspektin e harmonizimit të përcaktimeve programore dhe ofertës kadrovike.

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR