• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë e IPIS: 39,7 për qind e qytetarëve nuk besojnë në asnjë politikan, 13,5 tek Mickoski, 6,6 tek Ahmeti dhe 5 tek Kovaçevski

Anketë e IPIS: 39,7 për qind e qytetarëve nuk besojnë në asnjë politikan, 13,5 tek Mickoski, 6,6 tek Ahmeti dhe 5 tek Kovaçevski

Shkup, 28 maj 2023 (MIA) - Numri më i madh i qytetarëve, ose rreth 40 për qind, nuk besojnë në asnjë politikan, tregon anketa telefonike e Institutit për hulumtime politike nga Shkupi (IPIS). Në pyetjen “Në cilin politikan keni më shumë besim”, shumica e të anketuarve, 39,7%, janë përgjigjur “asnjë”, 13,5% Hristijan Mickoski, 6,6% Ali Ahmeti, 5% Dimitar Kovaçevski, 3,7% Maksim Dimitrievski, 3%. Dimitar Apasiev, 2,8% Stevo Pendarovski, 2,3% Nikolla Gruevski, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,5% Zoran Zaev, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela.

Sondazhi IPIS u krye me telefon në periudhën mes 23 dhe 26 majit të vitit  2023, gjatë së cilës janë  zgjedhur në mënyrë të rastësishme 1.112 të anketuar të rritur. Të dhënat, siç bëjnë të ditur nga IPIS, kanë gabim statistikor prej +/- 3 për qind.

Në pyetjen “Për cilën parti do të votonit nëse do të kishte zgjedhje parlamentare javën e ardhshme”, shumica e të anketuarve janë përgjigjur 20% VMRO-DPMNE, 12,9% LSDM, 6,5% BDI, 3,3% E Majta, 3% Lëvizja Qytetare e Maksim Dimitrievskit, 2,6 % Aleanca për Shqiptarët, 2.3% BESA, 1.4% Alternativa dhe 0.4% një parti tjetër. Madje 18,3 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të votojnë për asnjë parti, 14,7 për qind nuk e di/nuk përgjigjem dhe 14,6 për qind nuk duan të thonë.

Anketa, siç informojnë, është financuar nga fondet vetanake të IPIS. mb/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR