Anija shqiptare "Oriku" shpëtoi një grup emigrantësh të paligjshëm në Detin Egje
- Anija "Oriku" e flotës ushtarake shqiptare, e cila është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, shpëtoi 15 emigrantë, të cilët ishin në një varkë dhe mundësoi të sigurt të mbërrijnë në tokë.
- Post By Sara Ademi
- 13:10, 17 shtator, 2024
Tiranë, 17 shtator 2024 (MIA) - Anija "Oriku" e flotës ushtarake shqiptare, e cila është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, shpëtoi 15 emigrantë, të cilët ishin në një varkë dhe mundësoi të sigurt të mbërrijnë në tokë.
"Forcat e armatosura shqiptare vazhdojnë të kontribuojnë në shërbimet e sigurisë jashtë kufijve të vendit. Ekuipazhi i anijes “Oriku”, në zonën e patrullimit, ka arritur të shpëtojë 15 emigrantë nga Nigeria dhe Maroku, për të cilët kanë bashkëpunuar me rojet bregdetare turke për procedura të mëtejshme", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
Që nga viti 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s, në Detin Egje anëtarët e flotës shqiptare kanë shpëtuar më shumë se 3.000 emigrantë të paligjshëm, duke përfshirë një numër të madh gra dhe fëmijë.
Ministria e Mbrojtjes thekson se lobimi për ndërtimin e bazës detare të NATO-s në Porto Romano, pranë Durrësit, mbetet një prioritet.
Ne mbetemi të përkushtuar për rritjen e numrit të anijeve patrulluese në bashkëpunim me aleatët tanë italianë, ndërkohë që lobimi për bazën detare të NATO-s në Porto Romano mbetet prioriteti kryesor, citohet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në rrjetet sociale. sa/
foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë