• e premte, 05 dhjetor 2025

Anija e marinës ushtarake të Shqipërisë shpëtoi në Detin Egje 25 emigrantë, mes tyre dhe tetë fëmijë

Anija e marinës ushtarake të Shqipërisë shpëtoi në Detin Egje 25 emigrantë, mes tyre dhe tetë fëmijë

Tiranë, 15 gusht 2025 (MIA) - Anija "Lisus" e marinës ushtarake shqiptare që është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje ka shpëtuar 25 emigrantë të cilët ndodheshin në anijen e gomës dhe u mundësoi atyre të arrinin në tokë.

Në anije ka pasur 25 persona nga Afganistani dhe Siria, 8 burra, 9 gra dhe 8 fëmijë.

“Ky është një tjetër konfirmim i angazhimit të marinës sonë për të garantuar sigurinë e jetës në det dhe për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar", theksohet në publikim.

Që nga viti 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s, në Detin Egje lundroi edhe anija "Butrinti".  Anëtarët e marinës shqiptare deri më tani kanë shpëtuar më shumë se 3.500 migrantë të paligjshëm, mes tyre një numër të madh të grave dhe fëmijëve.  rq/

Foto: Ministria e Mbrojtjes FB

QËNDRONI TË LIDHUR