Anglia pa Palmerin, Fodenin dhe Uotkinsin në hapjen e Ligës së kombeve
- Fil Foden, Kol Palmer dhe Oli Uotkins do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë në sezonin e ri të Ligës së kombeve në shtator, ka bërë të ditur Federata angleze e futbollit (FA).
- Post By Fami Bajrami
- 09:44, 4 shtator, 2024

Londër, 4 shtator 2024 (MIA) – Fil Foden, Kol Palmer dhe Oli Uotkins do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë në sezonin e ri të Ligës së kombeve në shtator, ka bërë të ditur Federata angleze e futbollit (FA).
Pas testeve, Palmer dhe Votkins u kthyen në klubet e tyre për të vazhduar trajtimin. Foden gjithashtu nuk do të jetë në skuadrën e Anglisë.
Nënkampioni i Evropës Anglia në hapjen e sezonit të ri të Ligës së kombeve do të jetë mysafire në Dublin ndaj Republikës së Irlandës më 7 shtator, përpara se të presë Finlandën tre ditë më vonë.
FOTO: Fejsbuk