• e martë, 24 dhjetor 2024

Angelovska-Bezhoska: Rezervat devizore në nivel adekuat për të mbështetur drejtpërdrejtë stabilitetin e kursit devizor

Angelovska-Bezhoska: Rezervat devizore në nivel adekuat për të mbështetur drejtpërdrejtë stabilitetin e kursit devizor

Shkup 9 nëntor 2023 (MIA) - Sipas të dhënave të fundit të publikuara për fund të tetorit këtë vit, rezervat devizore arrijnë në 3,9 miliardë euro ose 28 për qind të BPV-së dhe mjafton për mbulimin 3, 6 muajsh të importit të parashikuar të mallrave dhe shërbimeve për vitin e ardhshëm, që sipas guverantores së Bankës Popullore (BP) Anita Angelovska Bezhoska është nivel adekuat për mbështetjen e drejtpërdrejtë të stabilitetit të kursit devizor.

"Sipas të gjitha parametrave ndërkombëtarë, ky është niveli adekuat për mbështetjen e drejtpërdrejtë të stabilitetit të kursit devizor. Pozicioni i jashtëm këtë vit është dukshëm më i mirë krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, por edhe nga parashikimet tona. Kjo tregon se rezervat devizore vazhdojnë të rriten dhe kjo duket qartë në tregun devizor, ku Banka Qendrore këtë vit intervenoi me neto blerje devizore, për dallim nga dy vitet e mëparshme, të cilat ishin nën ndikim të fuqishëm nga periudha e krizës dhe kur ndërhynë neto shitjet", theksoi Angelovska Bezhoska në pyetjen e gazetarëve gjatë prezantimit të sotëm të projeksioneve makroekonomike vejshtore.       

Shkaku për lëvizje të favorshme pagesore të bilancit, siç tha, në masë të madhe ka të bëjë me përmisimin e ndjeshëm të deficitit tregtar, i cili pas themelimit të madh gjatë periudhës së krizës, ka shënuar përmirësim të dukshëm këtë vit. 

"Në nëntë muajt e parë të vitit, deficidi tregtar është zvogëluar në 30 për qind, që nënkupton ofertë më të madhe të devizave në tregun devizor dhe blerje nga Banka Qendrore", thekson Angelovska Bezhoska,  

Sa i përket remitancave, thekson ajo, vendi ka pasur dy vite të jashtëzakonshme, në të cilat ato janë rritur me shkallë të lartë dyshifrore, mesatarisht rreth 30 deri 40 për qind. 

"Këtë vit kemi ngadalësim, kjo nuk do të thotë rënie sepse ato vazhdojnë të rriten, por dinamika e rritjes është ngadalësuar rreth 13 për qind në gjysmën e parë të vitit. Gjithsesi ende është solide duke marrë parasysh nivelet e larta të arritura në periudhën e fundit. Vitin e kaluar remitanca nuk kaloi dy miliardë euro", tha Angelovska Bezhoska.   

Si Bankë Qendrore, ajo shtoi se ne jemi të matur në projeksionet tona dhe nuk e ekstrapolojmë këtë trend të favorshëm deri në fund të vitit, megjithatë parashikojmë ritme të ulta të rritjes së transfereve private, ndërsa në afat të mesëm parashikojmë që ato të vazhdojnë të rritet me rreth tre për qind. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR