• e premte, 05 dhjetor 2025

Angelov: Situata me zjarret nuk është alarmante, më serioze është në afërsi të Bllacës ku problem janë terreni dhe era

Angelov: Situata me zjarret nuk është alarmante, më serioze është në afërsi të Bllacës ku problem janë terreni dhe era

Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Ende është aktiv zjarri në disa degë në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë. Sipas Stojançe Angelov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një shkak i mundshëm është një bisht cigareje pranë rrugës magjistrale, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.

"Sepse dje isha në vendngjarje rreth njëzet minuta pasi shpërtheu zjarri dhe nga ajo që munda të shihja, zjarri filloi menjëherë pranë rrugës magjistrale drejt vendkalimit kufitar Bllacë. Dhe me shumë mundësi ishte ose nga një bisht cigareje ose ndezje e qëllimshme. As këtë mundësi nuk mund ta përjashtojmë. Ai po lëvizte lart drejt malit. Që kur pamë fillimin, e dinim se do të kishim një zjarr të rëndë sepse është një terren jashtëzakonisht i pjerrët dhe i paarritshëm dhe kjo është pikërisht ajo që po na ndodh sot, në ditën e dytë të këtij zjarri të madh", tha Angelov në konferencë për shtyp në Qeveri, në të cilën u njoftua një masë për angazhimine përkohshëm të 400 personave të papunë për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, në kuadër të Planit operativ për punësim. 

Siç tha, po digjen kryesisht shkurre dhe bimë me kërcell të ulët, pyje me cilësi të ulët dhe bari, ndërsa ekipet e zjarrfikësve parandaluan në disa vende përhapjen e zjarrit në pyllin me pisha me cilësi të lartë përreth poligonit të qitjes në Stenkovec.

"Jam mjaft i sigurt se do ta lokalizojmë, por jo se edhe do ta shuajmë për shkak të erës. Sidomos në ato lartësi më të mëdha, besoj se është mbi një mijë metra, era krijon probleme shtesë dhe ndryshon drejtim, gjë që është karakteristikë e të gjitha zjarreve, kështu që po luftojmë si zjarrin ashtu edhe erën në të njëjtën kohë", tha Angelov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se ka një numër të mjaftueshëm ekipesh në terren dhe se "në këtë moment situata nuk është alarmante" sepse, tha, "numri i zjarreve dhe dinamika e tyre është ende e ulët".

"Sot është një zjarr i tilli, serioz, çdo pasdite, kur temperaturat i afrohen 40 gradëve, shfaqen zjarre të reja. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm sepse pak pakujdesi mund të shkaktojë një tragjedi, tha drejtori i DMSH-së. ls/

Foto: printskrin nga Jutub/ Qeveri 

 

QËNDRONI TË LIDHUR