• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Angelov: Largohet rreziku për qytetarët që kalojnë nën sheshin Skënderbeu

Angelov: Largohet rreziku për qytetarët që kalojnë nën sheshin Skënderbeu

Shkup, 12 nëntor 2023 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, informon se trotuari që kalon nën shtëpinë e mallrave "Most" dhe sheshin "Skënderbeu" është i pasigurt dhe nuk ka gardh, ndërsa në të lëvizin shumë këmbësorë, çiklistë, me trotinetë elektrik dhe skuterë.

"Për këto arsye, QMK-ja iu drejtua Qytetit të Shkupit me kërkesë për vendosjen e rrethojës mbrojtëse në drejtim të rrugës, në skajin e këtij trotuari, i cili në disa vende është më i lartë se dy metra në raport me rrugën. Kohë më vonë, qyteti i Shkupit na njoftoi se në trotuarin në të dy anët e bulevardit është vendosur një barrikadë nën shtëpinë e mallrave "Most" dhe sheshin "Skenderbeu". Ky gardh është i sigurt, garanton sigurinë e qytetarëve që kalojnë këtu, pavarësisht nëse janë këmbësorë, çiklistë apo ngasin trotinet elektrik apo skuter", thotë Angelov në një video-deklaratë.

Ai falënderoi Qytetin e Shkupit për reagimin e shpejtë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR