• e martë, 11 shkurt 2025

Angellovska-Bezhoska - Xhanel: Pavarësia e Bankës popullore kyçe për zbatim të suksesshëm të politikës monetare

Angellovska-Bezhoska - Xhanel: Pavarësia e Bankës popullore kyçe për zbatim të suksesshëm të politikës monetare

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Niveli i lartë i pavarësisë dhe kredibilitetit në punën e Bankës popullroe janë ndër faktorët më të rëndësishëm që kontribuuan për realizim të suksesshëm të qëllimeve dhe për stabilitetin makroekonomik gjatë viteve të kaluara edhe përkundër disa krizave të njëpasnjëshme në nivel botëror, u cek në takimin mes guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska dhe ambasadores së Mbretërisë së Holandës në vend, Uzlem Xhanel.

Siç informoi Banka popullore, Angellovska-Bezhoska theksoi se politika monetare është dhe do të jetë e kahëzuar drejt mbajtjes së stabilitetit të pmimeve në afat të mesëm, drejt prëforcimit të kapaciteteve, si dhe ndaj përmbushjes së standardeve për qasje drejt sistemit evropian të bankave qendrore.

Sipas ambasadores, profesionizmi dhe përkushtimi duhet të jenë në nivel të lartë kur bëhet fjalë për vendimet që i zbaton Banka popullore.

"Sigurimi dhe mbajtja e pavarësisë së Bankës popullore është me rëndësi jetësore në mënyrë që të përnbushet roli i bankës qendrore si garantuese e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, që është me rëndësi të posaçme për perspektivat eurointegruese të vendit, ndërkaq njëherit edhe një prej parakushteve themelroe për tërheqje të investuesve të huaj", tha guvernatorja.

Në tkaim u bë fjalë edhe për lëvizjet makroekonomike lidhur me pritjet e Bankës popullore sipas projeksioneve vjeshtore, Më pas, u cek se poltikat dhe masat e aplikuara gjatë viteve të kaluara mundësuan ulje të inflacionit në 3,5 për qind vitin e kalaur dhe pritjet janë se inflacioni edhe këtë vit do të stabilizohet gradualisht. Megjithatë, rreziqet ekzistojnë dhe nevojitet udhëheqje e politikave të kujdesshme makroekonomike.

U vlerësua edhe se me rëndësi të posaçme është prëforcimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Bankës popullore dhe bankave qendrore të Holandës, si një prej mbështetësve më të fuqishëm në avancimin e vazhdueshëm të punës qendroro-bankare dhe partner i fuqishëm në zbatimin e një numri të madh të projekteve të cilat janë me rëndësi të madhe për politikat e projektuara të Bankës popullore.

"Në tkaim iu shpreh falënderim Ministrisë së Financave të Holandës, me mbështetjen e së cilës së bashku me OECD-në, Banka popullore dhe rregullatorët financiar vendorë e përpiluan edhe Strategjinë e parë nacionale për edukim financiar. Ky dokument paraqet kornizë të aktiviteteve të cilat do t'i ndërmarrin rregullatorët për shkak të përmirësimit të edukimit financiar të popullatës, me çka përmirësohet efektiviteti i pjesëmarrjes së tyre në sektorin financiar, si dhe mbrojtja e tyre si konsumatorë, duke pasur në dispozicion informata më të shumta dhe më të mira", informoi Banka popullore. ab/

fotо: Banka popullore

QËNDRONI TË LIDHUR