• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovska-Bezhoska: Me edukim financiar të rinjtë do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomissë

Angellovska-Bezhoska: Me edukim financiar të rinjtë do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomissë

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Në kuadër të "Javës globale të parave", përmes aksionit "Prej ës afërmi me guvernatorin e Bankë popullore", guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska i hapi dyert e kabinetit të saj për disa studentë të Fakultetit ekonomik pranë USHCM, të cilët patën mundësi prej së afërmit të njihen me punën dhe aktivitetet e Bankës popullore.

Guvernatorja, siç kumtojnë nga Banka popullore, porositi e vetëm persona të cilët janë mirë të edukuar për mënyrën e menaxhimit me financat, mund të jenë të pavarur dhe të kontribuojnë drejt zhvilimit të ekonomisë dhe shoqërisë sonë.

Në takim, guvernatorja u përgjigj në disa pyetje të tudentëve, mes të cilave edhe për atë çka ndërmori Banka popullore për përmirësim të arsimimit financiar dhe inkluzionit të të rinjve për shkak të përgatitjes së tyre për inkuadrim aktiv në tregun e fuqisë punëtore.

"Në këto kohë të vështira, gjatë disa krizave të njëpasnjëshme, praktika tregon se betejat zhvillohen me dituri. Më gëzon ajo që, si studentë të cilët e përfundojnë arsimin e lartë, e shihni zhvillimin tiaj në vendin tonë. Pa ju, të rinjtë, nuk ka të ardhme, ndërsa dyert e Bankës popullore, si institucion bartës në vend, janë çdoherë të hapura për kuadro të reja të cilët dëhirojnë të sendërtohen, të mësojnë, t'i zgjerojnë pikëpamjet. Banka popullore insisston të regrutojë kuadro të reja dhe perspektive me arsim të lartë, me potencial për punë analitike dhe hulumtuee dhe me dëshirë për përparim profesional. Kjo për institucionin tonë do të thotë investim në të ardhme, edhe në kuptimin kadrovik, edhe në atë motivues", i poroiti guvernatorja Angellovksa-Bezhoska studentët.

Ajo i falënderoi studentët për interesin për t'u njohur me punën e bankës qendrore dhe për dëshirën që t'i ndajnë idetë e tyre për shkak të ndërtimit të së ardhmes më të mirë në të cilën në mënyrë aktive do të jenë të kyçur edhe të rinjtë. ab/

Foto: Banka popullore

QËNDRONI TË LIDHUR