• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Angellov: Shtatë zjarre aktive, pesë janë vënë nën kontroll, 31 janë shuar

Angellov: Shtatë zjarre aktive, pesë janë vënë nën kontroll, 31 janë shuar

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Në territorin e shtetit për momentin ka shtatë zjarre aktive në ambiente të hapura dhe zjarre pyjore, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 31 janë shuar tërësisht, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Sipas informatave të Angellovit, zjarri më i madh afër Jasneit gradualisht po vihet nën kontroll.

Ana e dytë, siç shtoi, përkatësisht ana që lëvizte drejt lagjes afër liqenit Kozjak është shuar tërësisht dhe shihet djegie apo tym në brendësi të asaj që tashmë është djegur.

Zjarri i dytë po zhvillohet në territorin e Komunës së Ohrit, konkretisht mali Galiçisë, por i njejti, siç informoi Angellov, u zhvendos nga ana e Resnjës ku po digjet maja Magaro deri në Stenje.

Lidhur me zjarrin në rajonin e Pellagonisë, në Komunën Novaci, Angellov informoi se kanë vendosur sot të veprojnë me helikopterë.

Për zjarret në Kërçovë informoi se ndaj tyre tashmë po veprojnë me gjashtë er-traktorë, përderisa, afër zjarrit në territorin e Makedonski Brodit po veprojnë pjesëtarë të Pyjeve nacionale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR