• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Angellov: Në QMK dhe DMSH ka mbipunësim në pozita të caktuara, ndërsa nuk ka njerëz aty ku duhet

Angellov: Në QMK dhe DMSH ka mbipunësim në pozita të caktuara, ndërsa nuk ka njerëz aty ku duhet

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Sistemit për menaxhim me kriza i nevojitet jë reformë e thellë. Në rast të bashkimit të QMK-së dhe DMSH-së, do të fitohej një institucion funksional, por edhe një njësi speciale për mbrojtje dhe shpëtim me 120 persona për fillim, e cila do të ishte shumëfunksionale - në verë do të shuante zjarret, e në të njëjtën kohë mund t'i shpëtojë njerëzit nëse janë të ngujuar në ujë, mal, për t'i nxjerrë njerëzit nga rrënojat në rast të tërmetit..., tha sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.

Sipas tij, në QKM dhe DMSH momentaisht ka mbipunësim në pozita të caktuara, ndërsa nuk ka njerëz aty ku ka nevojë.

Утрово се активни седум пожари, ангажирани се сите ресурси и засега нема потреба од странска помош. Успешно се справуваме со актуелните пожари, за денеска се најавуваат и врнежи кои, ако падн

"E domosdoshme është reforma e thellë e sistemit për menaxhim me kriza. I gjithë sistemi është jofunksional. Që para zgjedhjeve e kemi diskutuar këtë temë. Atë që unë mund të shoh tani tek ministrat, anëtarët e Komitetit Drejtues, ekziston vullnet i fortë për ta shndërruar sistemin në një sistem shumë më funksional, i cili me të njëjtat resurse që kemi tani, do të jetë në gjendje të shuajë më shumë zjarre, më shpejt dhe më efikas. Sistemi i ri në fazën e parë do të jetë më i lirë se ai ekzistues", tha Angelov.

Për momentin në QKM dhe DMSH, sipas tij, ka mbipunësim në pozita që nuk nevojiten dhe aty ku duhen njerëz, nuk ka.

Ai sot informoi se janë aktivë shtatë zjarre, por dhe se për momentin mjetet për shuarje janë të mjaftueshme dhe nuk nevojitet ndihmë nga jashtë. rq/bsh/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR