• e diel, 06 tetor 2024

Angazhohen dy helikopterë të policisë për shkak të zjarrit afër Ajvatovcit

Angazhohen dy helikopterë të policisë për shkak të zjarrit afër Ajvatovcit

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të zjarrit që shpërtheu në afërsi të Ajvatovcit, dy helikopterë të policisë janë përfshirë në intervenimin në këtë vend, bën të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes po intervenojnë zjarrfikësit nga Brigada kundër zjarreve në Shkup si dhe vullnetarë të Shoqatës vullnetare të zjarrfikësve nga Sveti Nikolla duke dhënë mbështetje për popullatën lokale.

Angellovi më herët ka informuar se zjarri është aktiv vetëm në njërën pjesë, ndërsa pjesët tjera janë shuar, ndërsa është është angazhuar një helikopter i policisë, ndërsa tani edhe një helikopter tjetër pas zjarrit që ka shpërthyer në të dy pjesët e kësaj sipërfaqe.

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR