• e premte, 05 dhjetor 2025

Andovski: Edhe dy të lënduar nga zjarri në Koçan në gjendje relativisht të rëndë

Andovski: Edhe dy të lënduar  nga zjarri në Koçan në gjendje relativisht të rëndë

 Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Edhe dy të lënduar nga zjarri në diskotekën Puls në Koçan më 16 mars, të cilët po trajtohen jashtë vendit, janë në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore, deklaroi pasdite në konferencë për shtyp zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski.

Për momentin jashtë vendit po trajtohen 45 të lënduar. 

 

Gjatë ditës është parashikuar të mbërrijë një pacient nga Selaniku, i cili do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Në këtë Klinikë për momentin po trajtohet një paciente.

Nga Nishi nesër do të mbërrijë në vend një pacient, i cili do të vazhdojë trajtimin në Stara Gradska, ku aktualisht po trajtohen dy. 

 Dy persona janë duke u trajtuar në një spital privat në Shkup.

Zjarri mori 62 jetë dhe rreth 200 u lënduan. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR