• e premte, 05 dhjetor 2025

Andonovski: Punojmë në vendosje të roamingut të lirë për vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Andonovski: Punojmë në vendosje të roamingut të lirë për vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) – Digjitalizimi, ndërveprimi, siguria kibernetike, lidhja e institucioneve, si dhe sfidat e kohës së re, nga inteligjenca artificiale deri pjesëmarrja në sektorin e biznesit dhe bashkësinë akademike janë temat në të cilat sot do të bisedojnë pjesëmarrësit në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025, ngjarje rajonale e cila i bashkon bartësit e transformimit digjital nga Ballkani Perëndimor, BE-ja dhe më gjerë, ndërsa e cila mbahet në Shkup. 

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Anonovski sot para fillimit të Samitit theksoi se në një vend sot në Shkup janë grumbulluar përfaqësues të shteteve, ekonomive nga i gjithë Ballkani Perëndimor, ekspertë, përfaqësues të korit diplomatik, të bashkësisë së biznesit të gjithë rajonit dhe shfaqi shpresë se kjo ngjarje do ta fuqizojë lidhjen mes shteteve. 

“Shpresoj që ky aktivitet të jetë platformë për lidhjen e të gjitha këtyre vendeve, jo vetëm një mundësi për diskutim, por që të gjithë ne të arrijmë sukses së bashku. Në këtë drejtim, të inkurajuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), punuam në një deklaratë të përbashkët që do t'i bëjë thirrje BE-së dhe të gjithë fqinjëve tanë që të mundësojnë nismën roaming si në shtëpi, për të ulur shpenzimet për të dhëna, shpenzimet për thirrje telefonike dhe porositë SMS për qytetarët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në të gjithë Evropën, ashtu siç kjo nismë arriti ta bëjë këtu në Ballkan, ta zgjerojë atë në të gjithë Evropën”, tha Andonovski.

Ministri theksoi se shpreson se kjo do të jetë e suksesshme e para si deklaratë e përbashkët, ndërsa pastaj edhe bashkërisht të gjitha shtetet e rajonit t’i përmbushin kushtet, të cilat janë vendosur nga Komisioni Evropian. 

Sekretari i përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq shfaqi shpresë që bashkë me kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrin Andonovski do ta hapë Samitin e shtatë Digjital, me çka përkujtoi se i pari është mbajtur pikërisht në Shkup në vitin 2018 dhe që atëherë e deri më sot, siç tha, janë ndërmarrë gjithnjë e më shumë hapa për qytetarët e rajonit, siç është zona e roamingut të lirë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ulje të çmimeve për roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. 

“Tani shkojmë më tutje që të vendoset tarifë zero me BE-në, që është hap i madh para në integrimin në faza me tregun e BE-së”, theksoi Kapetanoviq dhe shtoi se qëllimi final është lidhje e rajonit me tregun digjital të BE-së. 

Ai paralajmëroi se pas këtij Samiti, vijon Samiti i procesit të Berlinit në Londër, në të cilin, siç theksoi, do të miratohen dokumente të rëndësishme dhe plane veprimi, të cilat mes tjerash kanë të bëjnë me tregun digjital të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht integrim në tregun digjital të rajonit me atë të BE-së. fc/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR