• e enjte, 29 janar 2026

Andonovski: Po punohet për një zgjidhje ligjore për rritjen e transparencës së institucioneve dhe përdorimin e të dhënave nga sektori publik

Andonovski: Po punohet për një zgjidhje ligjore për rritjen e transparencës së institucioneve dhe përdorimin e të dhënave nga sektori publik

 Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Rritja e transparencës së institucioneve, si dhe qasja më e lehtë në të dhënat e nevojshme, ka për qëllimi Projektligji për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e të Dhënave nga Sektori Publik, për të cilin sot u organizua një debat publik. Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski thotë se për këtë qëllim, po punohet edhe për përmirësimin e portalit ekzistues të të dhënave të hapura Data.gov.mk.

 "Diçka që është angazhim i kësaj Qeverie është të jetë transparente, e hapur, të publikojë informacione që janë të rëndësishme për qytetarët, por jo gjithmonë vetëm për komunikata, ligje dhe vendime, por edhe në nivelin e analizave aktuale, të dokumenteve që merren gjatë punës në institucionet qeveritare, por në mënyrë sistematike. Deri më tani, ekzistonte një portal i të dhënave të hapura Data.gov.mk, për fat të keq pa shumë përdorim, dhe tani me këtë ligj mendojmë se do të sqarojmë rregullat, mënyrat e qasjes në të dhënat e hapura, si duhet t'i publikojnë institucionet shtetërore dhe si dhe në çfarë mënyre mund të përdoren", tha Andonovski.

 Shtoi se është shumë e rëndësishme puna në ridizajnim dhe rikonfigurim të plotë të portalit Data.gov.mk.

"Është ndryshuar edhe sistemi operativ në të cilin punonte, një përmirësim i plotë i bekend që ndodhi sepse të gjitha zgjerimet u bënë shumë kohë më parë me mbështetje të huaj, por nuk u përditësuan kurrë. Tani kemi një portal të ri, modern për të dhëna të hapura, lehtësisht të arritshëm, dhe në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonispë dhe vullnetarët tanë nga Ministria, për herë të parë kemi një çatbnot që përdor inteligjencë artificiale dhe i cili do të jetë në gjendje t'u ndihmojë lehtësisht qytetarëve, palëve të interesuara, shoqatave, të qasen lehtësisht në të dhëna, pa pasur nevojë të kërkojnë vetë nëpër grupe të dhënash, por me udhëzime të thjeshta për të arritur informacionin që u nevojitet", tha ministri i Transformimit Digjital. 

 Thotë se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim, sepse "transparenca kur punon është gjithçka, megjithëse ndonjëherë mund ta harroni kur je i përkushtuar për të përfunduar një punë të caktuar, por kur automatizon procesin, është shumë më e lehtë të bëhesh transparent si institucion".

"Kanë, thotë, një tekst specifik për këtë ligj të nevojshëm për  rritjen e transparencës dhe përdorimin e të dhënave, por, siç theksoi, ai tekst nuk është i ngulitur në gur dhe për këtë arsye shprehu gatishmërinë e tij për ta ndryshuar dhe përmirësuar atë nëse palët e interesuara e konsiderojnë të nevojshme.  

 "Ky tekst i ligjit synon ta bëjë më të lehtë të arihet në informacione që janë të rëndësishme për organizatat joqeveritare dhe qytetarët, dhe gjithashtu i detyron institucionet t'i ndajnë këtë informacione me ta", tha ministri Andonovski në një deklaratë pas fjalimeve hyrëse në këtë ngjarje.

Gjithashtu, theksoi se po përgatitet një përmirësim teknik i vetë portalit Data.gov.mk. 

 "Kjo do të mundësojë ai t'i tërheqë automatikisht të dhënat pa pasur nevojë që dikush përgjegjës në institucion t'i publikojë. Mendoj se kur krijoni grupe të dhënash të mëdha dhe me cilësi të lartë, atëherë përdorimi do të rritet, sepse për momentin është vërtet shumë i vogël", theksoi ministri i Transformimit Digjital.

Projektligji është përgatitur në kuadër të harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe politikat evropiane në këtë fushë. 

 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR