• e premte, 05 dhjetor 2025

Andonovski: Mbi 50 milionë euro do të ndahen për studentët për vauçer, ky është digjitalizimi në praktikë

Andonovski: Mbi 50 milionë euro do të ndahen për studentët për vauçer, ky është digjitalizimi në praktikë

Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski deklaroi sonte se mbi 50 milionë euro do t'u ndahen studentëve për vauçerë për blerjen e pajisjeve elektronike, duke theksuar se ky është digjitalizim në praktikë.

Kritikave nga LSDM-ja opozitare se kjo është masa e parë që kanë miratuar për të rinjtë për një vit, ai u përgjigj se LSDM-ja është shtatë vjet me vonesë dhe se nuk kanë pasur asnjë masë të këtij lloji për të rinjtë.

"Kryeministri e njoftoi masën rreth dhjetë muaj më parë dhe ne e përmendëm për herë të parë në buxhetin e këtij viti, sepse ishte tepër vonë për ta parashikuar vitin e kaluar në buxhet, dhe këtë vit filluam me zbatimin e saj. Ky është digjitalizim në praktikë, sepse nuk mund të digjitalizojmë vetëm shërbimet, duhet t'u sigurojmë mjete të rinjve. Në të njëjtën kohë, Qeveria po punëson specialistë dhe mjekë në institucione, po punëson polic, po angazhon të rinj në mbrojtje. Kemi një raund të ri të rinjsh që po na bashkohen në Ministrinë tonë, në këtë mënyrë po hapim institucione që janë kyçe për qytetarët, për të rinjtë, për gjeneratën e re", tha Andonovski në paraqitjen e tij në televizionin Kanal 5.

Andonovski u bën thirrje të rinjve të regjistrohen në portalin uslugi.gov.mk për të aplikuar më lehtë për vauçer.

"Ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për vauçerët, por të rinjtë duhet të krijojnë profilin e tyre në këtë portal në mënyrë që të mund të aplikojnë lehtësisht nga shtëpia dhe të marrin vauçerë pa pritur në radhë", theksoi ministri.

Të premten, më 24 korrik, deputetët miratuan Ligjin për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me të cilin çdo student në fakultetet shtetërore dhe private do të marrë nga 250 euro për një pajisje elektronike. Sipas ligjit, çdo student i regjistruar në studime universitare deri në moshën 29 vjeç do të marrë një vauçer prej 250 euro nga shtatori për të blerë një pajisje elektronike në formën e një laptopi, tableti ose kompjuteri personal. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR