• e martë, 24 dhjetor 2024

Anashkaloni shitoret, të cilat nuk lejojnë të bleni një shishe ujë me kartelë pagesore, theksojnë bankierët

Anashkaloni shitoret, të cilat nuk lejojnë të bleni një shishe ujë me kartelë pagesore, theksojnë bankierët

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Të anashkalojmë shitoret dhe kiosqet që nuk kanë terminale pagesore me kartelë dhe ato që nuk lejojnë pagesën me kartelë kur duam të blejmë gazetë apo shishe me ujë, me arsye se duhet të bëjmë një faturë së paku 200 - 300 denarë, thonë bankierët.

Sipas tyre, të gjitha bankat që kanë licencë për pranimin e kartelave, aparatet i japin pa kompensim, ndërsa është vullneti i subjektit të shitjes me pakicë nëse do t'i pranojë ose jo.

"Është shumë e thjeshtë. Të gjitha bankat që kanë licencë për të pranuar kartela, pra për të punuar me postterminalë, i ofrojnë aparatet pa kompensim. I gjithë ky investim është nga bankat. Vullneti i klientit të fundit, në rastin konkret, objekti i shitjes me pakicë, është nëse do t'i pranojë apo jo. Me Ligjin për shërbimet pagesore, Banka Popullore ka kufizuar shumën e tarifave të zëvendësimit ndërmjet komisioneve bankare që i ngarkon një bankë te tjetra dhe në realitet çmimi i transaksioneve është ulur. Prej këtu, është zgjedhja e vet objektit të shitjes me pakicë nëse do ta pranojë apo jo ose nëse prishet, nëse do të telefonojë për ta riparuar menjëherë apo jo. Përkufizime të shumave nuk ka asnjëher, as për ndonjë transaksion. Unë personalisht kam parë - për cigare nuk mundet, për këtë është kështu, minimumi 300 denarë, por asnjë bankë nuk ka dhënë udhëzime të tilla, as formale e as joformale. Ilaçi më i mirë për këtë është që t'i anashkalojmë ato shitore, domethënë të shkojmë në shitore ku shprehitë tona do të plotësohen në mënyrë adekuate dhe do të ketë një postterminal ku mund të paguajmë dhe të blejmë një shishe ujë për 22 denarë", theksoi sot Kiro Çadikovski, drejtor i Drejtorisë për kartela bankare dhe llogarive pagesore në Bankën komerciale Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas punëtorisë "Digjitalizimi i shërbimeve financiare dhe aplikimi i tyre në sektorin bankar", të organizuar nga Banka Popullore për mediat, Çadikovski potencon se nuk ka kufizime nga sektori bankar, por është çështje e vullnetit personal, të objekteve të shitjes me pakicë.

Në punëtori u theksua se qytetarët ngadalë po ndryshojnë shprehitë e tyre dhe po pranojnë shërbimet elektronike të bankave. Megjithëse 73 për qind e pagesave me pakicë brenda BE-së janë ende me para të gatshme, interesi për përdorimin e kartelave pagesore dhe transaksioneve elektronike po rritet. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR