Analizë: Reprezentacioni i Maqedonisë ka pak shanse për t'u kualifikuar në EURO2024
- Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka pak shanse për t'u kualifikuar në EURO2024 dhe për të siguruar paraqitjen e dytë radhazi në kampionatet evropiane, thuhet në analizën e kompanisë "Gracenote Nielsen" me seli në Londër.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:53, 21 mars, 2023
Londër, 21 mars 2023 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka pak shanse për t'u kualifikuar në EURO2024 dhe për të siguruar paraqitjen e dytë radhazi në kampionatet evropiane, thuhet në analizën e kompanisë "Gracenote Nielsen" me seli në Londër.
Studimi tregon se reprezentacioni i Maqedonisë është në një grup me tridhjetë reprezentacione që kanë më pak se 40 për qind shanse për ta siguruar një vend në EURO 2024 në kualifikueset që fillojnë këtë javë.
Të enjten në Shkup, reprezentacioni i Maqedonisë e pret Maltën në ndeshjen hyrëse të Grupit C, në të cilën marrin pjesë Anglia, Italia dhe Ukraina.
Shanse më të mëdha për plasim në turneun përmbyllës që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani, sipas studimit, ka Portugalia, edhe atë me 96 për qind, e pasuar nga Kroacia, Spanja dhe Zvicra, secila prej tyre nga 90 për qind.
Pasojnë Belgjika dhe Danimarka me nga 88 për qind, Hollanda (87) dhe Polonia (86).
Serbia, Franca, Çekia, Itali, Anglia, Hungaria, Suedia, Uellsi, Sllovenia, Norvegjia, Rumania dhe Bosnja e Hervegovina janë kombëtaret e tjera për të cilat do të pritet ta mbarojnë në një nga dy vendet e para në grupet kualifikuese dhe të sigurojë një paraqitje në EURO2024. qa/shk/