• e martë, 24 dhjetor 2024

Analizë e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut: Duhet t’i forcojmë mekanizmat në luftën kundër gjuhës së urrejtjes

Analizë e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut: Duhet t’i forcojmë mekanizmat në luftën kundër gjuhës së urrejtjes

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Në gjatë kohë punojmë në fenomenin e gjuhës së urrejtjes, por pa ndonjë përparim të duhur në atë sferë, pasi gjuha e urrejtjes në Maqedoni dhe më tej nuk sanksionohet. Patjetër të vazhdojmë për t'i forcuar ato mekanizmat tona që duhet të ndihmojnë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe mendoj se analiza të këtilla mund të na hapin rrugën për të ardhmen, ndërsa periudhën e ardhshme do të fokusohemi në trajtimin e tyre që duhet të zbatojnë ligjin, pra organet e përndjekjes, theksoi drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Uranija Pirovska, në deklaratën e sotme për media në kohën e Konferencës për gjuhën e urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Korniza ligjore dhe vërtetimi i hendekut institucional në regjistrimin dhe përpunimin e gjuhës së urrejtjes.

Ajo shtoi se konferenca ka të bëjë me forcimin e mekanizmave kombëtare për gjuhën e urrejtjes dhe se në kuadër të projektit janë bërë dy analiza ku janë prezantuar në konferencën e sotshme.

"Qëllimi kryesor i kësaj konference është të shohim se çka përmbajnë këto analiza. Analizat i referohen pjesërisht kuadrit legjislativ, por edhe reagimit të autoriteteve të përndjekjes. Ne po vërejmë një trend negativ kur bëhet fjalë për kallëzimet tona penale. Pjesa më e madhe, pothuajse asnjë nuk është pranuar nga Prokuroria publike", ka thënë Pirovska.

Profesoresha Elena Mihajllova Startillati dhe Prokurori publik Aleksandar Markovski të cilët kanë kryer analizat në dy komponentë, domethënë "Analizë të kornizës ligjore të Maqedonisë për rregullimin e gjuhës së urrejtjes" dhe "Analizë për të përcaktuar hendekun institucional në lidhje me regjistrimin dhe përpunimin e gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut", në një deklaratë për media kanë shpalosur rezultatet e një pjese të analizave të tyre.

Edhe pse ka një përmirësim të dukshëm në kuptimin e vet konceptit të gjuhës së urrejtjes në vitet e fundit, Mihajllova Stratilati tha se ky është rezultat i aktiviteteve kryesisht të organizatave ndërkombëtare dhe sektorit civil.

"Ekziston nevoja për sqarim të mëtejshëm të konceptit të gjuhës së urrejtjes, paqartësive konceptuale dhe çmontimit në drejtim që jo çdo urrejtje është gjuhë e urrejtjes. Kështu që krahas trajnimit të aktorëve kryesor relevant në përballjen me gjuhën e urrejtjes, mendoj se edhe formulimet e duhura të dispozitave ligjore do të kenë rol kyç në këtë drejtim", tha ajo.

"Kur bëhet fjalë për të gjitha këto organe të pushtetit ekzekutiv, nuk duhet harruar se ato mund të duhet dhe të veprojnë, por e gjithë kjo mund të artikulohet dhe mblidhet në një qendër”, tha Markovski.

Ai ka përmendur edhe Kuvendin, ku ka thënë se ka ndodhur të ketë gjuhë të urrejtjes, por ka përmendur se Kuvendi ka rregulloren e vet, megjithatë përveç pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësorit, si pushtet i tretë, duhet të bëjnë përpjekje për ta zgjidhur problemin, që sipas tij nënkupton edhe regjistrimin edhe mbajtjen e statistikave për gjuhën e urrejtjes. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR