Anëtarë të grupit DNK humbën jetën në zjarrin në Koçan, mes tyre edhe këngëtari Andrej Gjorgjieski
- Andrej Gjorgjieski nga grupi DNK është njëri prej viktimave nga zjarri në diskotekën në Koçan që shpërtheu mëngjesin e sotëm para orës 3. Jetën e kanë humbur edhe Aleksandar Efremov, fotograf i bendit DNK si dhe prof. mr. Sara Projkovska e cila në bendin ka qenë vokaliste. Mes të viktimave ka qenë edhe drejtori i Qendrës së kulturës "Aco Shopov", Filip Stevanovski dhe bateristi i grupit, Gjorgi Gjorgiev.
- Post By Fami Bajrami
- 16:28, 16 mars, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Andrej Gjorgjieski nga grupi DNK është njëri prej viktimave nga zjarri në diskotekën në Koçan që shpërtheu mëngjesin e sotëm para orës 3. Jetën e kanë humbur edhe Aleksandar Efremov, fotograf i bendit DNK si dhe prof. mr. Sara Projkovska e cila në bendin ka qenë vokaliste. Mes të viktimave ka qenë edhe drejtori i Qendrës së kulturës "Aco Shopov", Filip Stevanovski dhe bateristi i grupit, Gjorgi Gjorgiev.
Në rrjetet sociale kolegët u japin lamtumirën e fundit viktimave.
Ngushëllim për vdekjen e Sara Projkovskës ka ardhur edhe nga Fakulteti i muzikës.
"Me pikëllim dhe mosbesim të thellë ju njoftojmë se në tragjedinë në Koçan ka humbur jetën edhe kolegia jonë, prof. mr. Sara Projkovska. Sara jonë plot dashuri, jetë dhe muzikë, luaneshë dhe e sjellshme...”, qëndron në publikimin në Fejsbuk.
Foto: MIA