• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anëtarët e AOGJSH në protestë për masën e përkohshme që ua ndaloi pagesën e rritjes së pagave prej 30 për qind

Anëtarët e AOGJSH në protestë për masën e përkohshme që ua ndaloi pagesën e rritjes së pagave prej 30 për qind

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Sindikata e Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RMV-së (AOGJSH) sot do të mbajnë protestë paqësore para Ministrisë së Financave (MF) për shkak të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave për 30 për qind të punonjësve në MF dhe organet e administratës shtetërore që kryejnë punë në lidhje me buxhetin.

AOGJSH paralajmëroi se do të protestojnë anëtarët e tyre nga Ministria e Financave,  Drejtoria për çështje pronësore dhe juridike dhe Byroja e Prokurimeve Publike dhe se do të shprehet revolt kundër masës së përkohshme të miratuar nga Gjykata Kushtetuese, me të cilën u ngri pagesa e shtesës së pagës bazë për 30 për qind të punonjësve në Ministrinë e Financave dhe punonjësve të organeve të tjera të administratës, të cilat mbulohen me interpretim autentik.

Gjykata kushtetuese në seancë më datën 5 të këtij muaji inicoi procedurë për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së nenit 66 paragrafi 3 i Ligjit për buxhet, me të cilin u mundësua rritja prej 30 për qind të pagave të punëtorëve në ministrinë e Financave dhe organeve të administratës shtetërore që kryejnë punë në lidhje me Buxhetin.

Siç informuan nga Gjykata kushtetuese, është miratuar një masë e përkohshme deri në një vendim përfundimtar, që do të thotë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Parashtruesi i nismave Miroslav Draganov konteston interpretimin autentik të nenit 66 paragrafit 3 të Ligjit për buxhet dhe nenit 66 paragrafit 3 të Ligjit për buxhet.

Sipas parashtruesit të nismave nuk është e qartë se cilët punëtorë kanë të drejtë për shtesë të pagës bazë prej 30 për qind, cilat kanë qenë vendet e punës me specifikat e duhura dhe përgjegjësitë e veçanta dhe në bazë të cilave përcaktohen këto pozita dhe kush do t'i përcaktojë ato. Theksohet se me vetë dispozitën ligjore vendoset bazë për veprim arbitrat nga organi i administratës shtetërore gjatë përcaktimit se kush ka të drejtë në shtesën e përcaktuar.

Në nismën ka pretendime se punëtorët e Ministrisë së Financave, të cilët kryejnë detyra specifike pune dhe kanë përgjegjësi të veçantë, vendosen në pozitë të privilegjuar të pajustifikuar në raport me qytetarët që janë të punësuar në organe të tjera të administratës shtetërore dhe kryejnë detyra specifike dhe kanë përgjegjësi të veçantë, duke u vënë kështu në një pozitë të pabarabartë.

Sipas parashtruesit të kërkesës, me interpretimin autentik, Kuvendi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës, sepse në procedurën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66 paragrafi 3 të Ligjit për Buxhet, ka ndryshuar dispozitën e interpretuar duke prezantuar elemente të reja dhe si pasojë e kësaj është ndryshuar dhe plotësuar dispozita ligjore në kundërshtim me procedurën për miratimin e ligjeve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR