• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Anëtarë të udhëheqësisë së BDI-së dhe aktivistë para Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohet për Ligjin për gjuhët

Anëtarë të udhëheqësisë së BDI-së dhe aktivistë para Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohet për Ligjin për gjuhët

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Para Gjykatës Kushtetuese, ku sot mbahet seancë ku do të diskutohet për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, po tubohen anëtarë dhe aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Mes tyre janë edhe anëtarë të udhëheqësisë së lartë të partisë, si ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Është paralajmëruar prania edhe e kryetarit të partisë Ali Ahmeti dhe Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët.

Aktivistë të BDI-së opozitare që nga e diela janë vendosur para Gjykatës Kushtetuese me prezencë 24 orëshe për siç thonë në "mbrojtje të Ligjit për gjuhët". Sipas BDI-së, shfuqizimi i Ligjit do të thotë “rrënim i njërës prej shtyllave kyçe të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa koalicioni qeveritar pa legjitimitet në vend që të punojë për një të ardhme të përbashkët, krijon ndasi dhe sulmon”.

Rreth gjykatës ka prani të përforcuar të policisë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR