Ançeloti po përpiqet të bindë Krosin që ta shtyjë daljen në pension
- Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti shpreson se do ta bindë mesfushorin e Madridit, Toni Kros që ta shtyjë pensionimin e tij, raporton "AS".
- Post By Fami Bajrami
- 10:35, 20 dhjetor, 2023
Madrid, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti shpreson se do ta bindë mesfushorin e Madridit, Toni Kros që ta shtyjë pensionimin e tij, raporton "AS".
Kontrata e gjermanit 33 vjeçar me Real Madridin skadon në verën e vitit 2024.
Sipas burimit, Ançeloti ka folur disa herë me Krosin për një pensionimin e tij të mundshëm nga fudbolli. Eksporti italian i ka kërkuar që mefushori ta shtyjë pensionin për të paktën një vit.
Këtë sezon, gjermani ka luajtur 22 ndeshje për Real Madridin në të gjitha ndeshjet, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asistime.
Dje u raportua se Krosi po mendon të rikthehet në kombëtaren gjermane për Euro 2024. Ai u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2021. rq/
Foto: EPA