• e mërkurë, 08 maj 2024

Ançeloti: Vinisius nuk mendon për largim, e don Realin e Madridit

Ançeloti: Vinisius nuk mendon për largim, e don Realin e Madridit

Madrid, 23 maj 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti deklaroi se sulmuesi Vinisius Zhunior nuk do të largohet nga klubi madrilen.

Vinisius gjatë ndeshjes të xhiros së 35-të në La Liga ka pasur konflikt me tifozët e Valencias. Braziliani disa herë ishte shënjestër e fyerjeve raciste nga tribunat.

"Vinisius nuk mendon për largim. E don Realin e Madridit. Ai ka dëshirë të arrijë sukses këtu, Vini din se ky klub është ardhmëra e tij. Dëshiron të luajë në Real Madrid dhe dëshiron të mbetet" e citon Ançelotin gazetari Fabricio Romano në rrjetet sociale. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR