• e mërkurë, 26 qershor 2024

Ançeloti: Gëzimi jonë është i përmbajtur sepse vijon ndeshja më e rëndësishme në sezon

Ançeloti: Gëzimi jonë është i përmbajtur sepse vijon ndeshja më e rëndësishme në sezon

Madrid, 5 maj 2024 (MIA) - Real Madridi fitoi titullin rekord të 36-të në La Ligën spanjolle në katër xhiro drejt fundit. Kjo ndodhi pas suksesit të “mbretërve” me rezultat 3:0 ndaj Kadizit që pasoi me fitoren 4:2 të Zhironës ndaj Barcelonës. Kështu, rezultati i derbit katalunas e kurorëzoi skuadrën nga kryeqyteti.

Por, trajneri italian Karlo Ançeloti preferon të qëndrojë i qetë. Sepse, sipas tij, skuadrën e presin ndeshje më të rëndësishme.

"Natyrisht është një gëzim i përmbajtur pasi ndeshja e rëndësishme e sezonit është gjithashtu shumë afër. Dhe përveç saj që presim Bajernin, patjetër të jemi të lumtur. Ky është një titull i merituar në secilin drejtim dhe kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët. Do të dëshironim të festojmë me të gjithë tifozët, por ata e kuptojnë sepse kemi një sfidë shumë të rëndësishme të mërkurën, Dëshirojmë të përgatitemi mirë për të kënaqur tifozët dhe së bashku të festojmë titullin të shtunën. Të festojmë të përmbajtur, sepse synimi i së mërkurës është shumë i rëndësishëm", ka thënë Ançeloti.

Në lidhje me atë se cili ka qenë momenti kyç për të fituar kampionatin, Ançeloti konsideron se goli i Xhud Belingemit kundër Barcelonës u ka dhënë përparësi.

"Kemi pasur shumë kontinuitet nga ndeshja e para deri tek ndeshja e fundit", shton italiani. rq/

Foto: Real Madrid

 

QËNDRONI TË LIDHUR