• e martë, 24 dhjetor 2024

Ançeloti do të gjykohet për mashtrim tatimor

Ançeloti do të gjykohet për mashtrim tatimor

Madrid, 12 korrik 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti është akuzuar se është përpjekur të evitojë pagesë të tatimit "El Mundo" publikoi informacion se Ançeloti nuk ka raportuar 400.000 euro. Në vitin 2014, kur për herë të parë ka punuar në Real Madrid, italiani 64 vjeçar ka fshehur një pjesë të të ardhurave nga të drejtat e imazhit. Trajneri do të gjykohet për mashtrim.

Më 12 qershor është paraqitur informacion se Ançeloti ka parashtruar padi deri te Gjykata e lartë në Londër kundër Everton. Kishte të bënte në "kontrata dhe aranzhmane të përgjithshme tregtare".

Një muaj më vonë, është publikuar se Prokuroria spanjolle kishte pranuar një ankesë nga Shoqata e aksionarëve të vogël të Valencias (APAVCF), me të cilën kërkohet që Ançeloti të ndëshkohej për akuza të rreme për racizëm pas situatës me sulmuesin e Real Madridit, Vinisius Xhunior.

Ançeloti është në krye të Real Madridit nga vera e vitit 2021. Kontrata është deri në verën e vitit 2024. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR