• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Amorim ende nuk mund të kalojë në Mançester Junajted për shkak të problemeve me vizë

Amorim ende nuk mund të kalojë në Mançester Junajted për shkak të problemeve me vizë

Londër, 11 nëntor 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajted, Ruben Amorim ende nuk mund të udhëtojë në Britaninë e Madhe për shkak të problemeve me viza.

Sipas "Tajms", procesi mund të zgjat edhe disa ditë. Portugezi 39-vjeçar duhej t'i bashkangjitet ekipit sot.

Kontrata e Amorim me Mançester Junajtedin është deri në qershor të vitit 2027, me mundësi për vazhdim edhe për një vit.

Amorim e ka udhëhqur Sportingun nga viti 2020. Nën udhëheqjen e tij, ekipi dy herë e ka fituar kampionatin portugez - titulli në sezonin 2020/21 ishte i pari për Luanët pas 19 viteve. Para Sportingut, Amorim ishte trajner i Bragës. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR