• e hënë, 23 dhjetor 2024

Amnesti interneshënëll: Izraeli i torturoi palestinezët nga Gaza

Amnesti interneshënëll: Izraeli i torturoi palestinezët nga Gaza

Gazë, 18 korrik 2024 (MIA) - Organizata për të drejtat e njeriut Amnesti interneshënëll (AI) ka akuzuar sot autoritetet izraelite për ndalimin dhe torturimin e palestinezëve nga Gaza pa mundësi për kontakt me familjet dhe avokatët e tyre.

AI intervistoi 27 ish të burgosur palestinezë, duke përfshirë një djalë 14-vjeçar, i cili tha se ata u mbajtën sipas ligjit izraelit për deri në katër muaj e gjysmë pa akuza, gjyq ose qasje te avokatët dhe familjet. 

Duke cituar organizatën izraelite të të drejtave të njeriut Hamoked, AI tha se 1.402 palestinezë janë arrestuar që nga 1 korriku i këtij viti sipas ligjit. Ky është numri më i lartë që nga fillimi i luftës, më shumë se nëntë muaj më parë, sipas të dhënave të Hamokeda.

 Organizata tha se ligji i lejon ushtrisë izraelite të arrestojë këdo që dyshohet për përfshirje në armiqësi ose nëse i konsideron ato si një kërcënim sigurie dhe se paraburgimi mund të zgjatet për një kohë të pacaktuar pa paraqitjen e provave.

Organizata kumtoi se të gjithë ish të burgosurit e intervistuar thanë se ishin torturuar ose keqtrajtuar ndryshe në paraburgim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR