• e premte, 05 dhjetor 2025

Ambasadorja e SHBA-së Ageler për vizitë në Kryqin e Kuq në Koçan

Ambasadorja e SHBA-së Ageler për vizitë në Kryqin e Kuq në Koçan

Koçan, 10 shtator 2025 (MIA) – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler sot ishte për vizitë zyrtare në Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq në Koçan ku u takua me vullnetarët, psikologët dhe përfaqësuesit e shërbimit zjarrfikës në Koçan. 

Gjatë vizitës ambasadores Ageler i ishin prezantuar aktivitetet e ndërmarra të Kryqit të Kuq në nivel lokal gjatë ngjarjes tragjike nga 16 marsi i këtij viti dhe ditët më vonë. Të pranishmit patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre dhe mësimet e mësuara nga tragjedia para ambasadores amerikane. 

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Koçan i shprehën mirënjohje ambasadores Ageler për vizitën dhe mbështetjen të cilën populli amerikan ia jep bashkësisë sonë. fc/

Foto: Kryqi i Kuq Koçan

 

QËNDRONI TË LIDHUR