• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori i Maltës me donacione për Klinikën e fëmijëve dhe Qendrën klinike stomatologjike

Ambasadori i Maltës me donacione për Klinikën e fëmijëve dhe Qendrën klinike stomatologjike

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Ambasadori i Maltës, Francesko Saverio Xhuisti dhuroi pajisje për Klinikën e Fëmijëve dhe Qendrën Klinike Stomatologjike. Bëhet fjalë për pajisje mjekësore të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve dhe një aparat për pastrimin e ajrit dhe asgjësimin e viruseve dhe baktereve në Qendrën Klinike Stomatologjike, njoftojnë mëngjesin e sotëm nga Ambasada e Maltës.

"Xhuisti dhuroi katër aparatura, pompa infuzioni, për nevojat e pacientëve të vegjël në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, të cilat sipas ekipit mjekësor ishin më se të nevojshme. Ceremonia e dhurimit të pajisjeve mjekësore u mbajt në ambientet e Klinikës në prani të Xhuistit, drejtorit mjekësor prof. Dr. Stojka Naceva Fushtiq dhe drejtorit organizativ Arkin Jahiji. Në takim u ra dakord që gjatë këtij dhe vitin e ardhshëm Ambasada të vazhdojë të mbështesë Klinikën me projekte më të mëdha. Ambasadori i ka dhuruar edhe një aparaturë për pastrimin e ajrit dhe shkatërrimin e viruseve dhe baktereve Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare “Shën PanteleJmon” Shkup, Departamentit të Kirurgjisë Orale. Ky donacion është iniciuar nga bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, e cila siguroi që një iniciativë e tillë të finalizohet në bashkëpunim aktiv me Ambasadën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ceremonia për dhurimin e aparatit u mbajt në ambientet e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare, në prani të Xhuistit, Gjorgievskas dhe drejtorit Dr. Spec. Arian Daci", shpjegohet në kumtesën.

Donacionet e Ambasadës, shtuan ata, paraqesin një gjest konkret dhe domethënës në bamirësi dhe solidaritet, me qëllim të mbështetjes së gjeneratave të reja të popullit tonë, të cilët janë e ardhmja e vendit.

"Sipas traditës më shumë se 100 vjeçare të Urdhrit sovran ushtarak të Maltës, ambasada në Republikën e Maqedonisë së Veriut paralajmëron zbatimin e nismave të ngjashme humanitare në të ardhmen, me qëllim për t'ju ndihmuar më të rrezikuarve dhe personave me nevoja të veçanta", theksohet në kumtesën. ls/

Foto: Ambasada e Maltës

 

QËNDRONI TË LIDHUR