• e diel, 22 dhjetor 2024

Ambasadori i BE-së Rokas sot do t’i dorëzojë kopjet e Raportit për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024

Ambasadori i BE-së Rokas sot do t’i dorëzojë kopjet e Raportit për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Eurombasadori Mihalis Rokas sot do t'i dorëzojë kopjet e Raportit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, informon delegacioni i BE-së në vend.

Kopjet e Raportit siç është paralajmëruar, Rokas nesër do t'ia dorëzojë edhe kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Konferencë për shtyp për prezantimin e Raportit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024 do të mbajnë euroambasadori Rokas dhe ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani të premten në ndërtesën e Qeverisë.

Në periudhën e ardhshme, pakoja do të prezantohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si dhe para organizatave civile.

Pasi "Pakoja e zgjerimit" u miratua sot nga Kolegji i komisarëve ajo zyrtarisht do të prezantohet në një konferencë për shtyp në Bruksel nga Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borel dhe Komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë të BE-së, Oliver Varhej.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR