Ambasadori i Çekisë, Ludva për vizitë në Gostivar
- Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva.
- Post By Melahat Baftija
- 12:39, 18 prill, 2023

Gostivar, 18 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva.
Kryetari Arben Taravari dhe ambasadori Jarosllav Ludva zhvilluan takim mjaft konstruktiv dhe të frytshëm, ku u theksua se është shumë me rëndësi miqësia me Republikën Çeke si partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut në sferën e integrimeve evropiane dhe në shumë sfera tjera me interes për qytetarët e të dyja vendeve.
“Gjatë këtij takimi me ambasadorin çek diskutuam për bashkëpunimin e të dyja vendeve sa i përket proceseve integruese. Diskutuam mbi tema që përfshijnë pushtetin lokal dhe problemet me të cilat ballafaqohemi në këto momente krize në shtetin tonë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndryshimet kushtetuese, si dhe për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas takimit me ambasadorin çek në Shkup, Jarosllav Ludva.
Komuna e Gostivarit, tradicoonalsiht ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me shtetet e Grupit të Vishegradit: Çekinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Poloninë. mb/

Foto: Komuna e Gostivarit