• e diel, 22 dhjetor 2024

Ambasadori austriak Pamer: Për Maqedoninë e Veriut propozojmë integrim të përshpejtuar për anëtarësim në faza para mbylljes së të gjithë kapitujve

Ambasadori austriak Pamer: Për Maqedoninë e Veriut propozojmë integrim të përshpejtuar për anëtarësim në faza para mbylljes së të gjithë kapitujve

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Nuk ka kuptim që të pritet çdo paragraf, aspekt ose çfarëdo lloj detyrimi tjetër të përmbushet që të themi tani mund të bëheni anëtare e BE-së. Shumë më mirë është që t'i përfshijmë partnerët tanë aty ku kontribuojnë tashmë në mënyrë efikase, marrin pjesë dhe në atë mënyrë t'i gëzojnë benefitet e BE-së. Domethënë bëhet fjalë për integrim gradual. Ndoshta viti 2030 për disa është shumë herët, ndërsa për disa mund të jetë edhe shumë vonë. Por, me rëndësi është që të kemi parasysh se ku shkojmë, të vazhdojmë dhe të shpejtojmë, thotë në një intervistë për Racin.mk ambasadori i Austrisë në Shkup, Martin Pamer. 

Ambasadori Pamer zbulon më shumë hollësi rreth dokumentit "Përshpejtimi i integrimit gradual për Ballkanin Perëndimor" që ia dorëzoi javën e kaluar zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq. Nonpejperi, i cili iu dorëzua në emër të Austrisë përfaqësuesve dhe institucioneve më të larta të BE-së, përkoi me samitin joformal të BE-së në Granadë, në të cilin zgjerimi ishte një nga dy temat qendrore së bashku me politikën e migrantëve, rekomandon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pra për anëtarësimin gradual.

"Ta them më thjeshtë, kjo nënkupton tu mundësojmë partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, gjegjësisht Maqedonisë së Veriut, të marrë pjesë me përfshirje më të madhe dhe në disa programe dhe forume të BE-së, aty ku mund të marrë pjesë dhe ku ka kuptim. Kjo në praktikë nënkupton që të përmirësohet procesi i integrimit evropian", thekson Pamer. 

Ai thekson se "deri më tani procesi bazohej në përmbushje të detyrimeve nga një kapitull në kapitull tjetër i cili ishte kryesisht i ngadalshëm me rezultate të vogla nga aspekti i këndvështrimit të qytetarëve". 

"Tani duam ta përshpejtojmë atë proces. Pse? Sepse tani flasim për komplet situatë të ndryshuar gjeostrategjike në Evropë, por më së shumti edhe për shkak të asaj që partnerët tanë në rajon, më saktë Republika e Maqedonisë së Veriut meritojnë të jenë pjesë e BE-së", potencoi Pamer.

Ambasadori i Austrisë në vend pajtohet se dokumenti i cili rekomandon përshpejtim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut lidhet me paralajmërimin për zgjerimin e ri të BE-së në vitin 2030.

"Është e nevojshme të caktohet një datë që të merret një perspektivë e caktuar sepse procesi tashmë është shumë i gjatë dhe nga pikëpamja strategjike është e nevojshme të përshpejtohet procesi. Nuk ka kuptim të presësh që të përmbushet çdo paragraf, aspekt apo ndonjë detyrim tjetër për të thënë se tani mund të bëhesh anëtar i BE-së. Është shumë më mirë të përfshijmë partnerët tanë aty ku ata tashmë po kontribuojnë efektivisht, marrin pjesë dhe gëzojnë kështu përfitimet e BE-së. Pra, bëhet fjalë për integrim gradual. Ndoshta viti 2030 është shumë herët për disa vende, dhe për të tjerët mund të jetë tepër vonë. Por është e rëndësishme të kemi parasysh se ku po shkojmë, të vazhdojmë dhe të përshpejtojmë", thotë ambasadori Pamer.

Ai vlerëson se ky proces nuk guxon të zvarritet dhe se kjo ka të bëjë edhe për vendin edhe për BE-në.

"Ne e dimë shumë mirë se për çdo vend të rajonit, zvarritja e procesit të integrimit evropian do të thotë probleme. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ndryshimet kushtetuese janë çështje thelbësore. Nga një këndvështrim i gjerë, kjo çështje është çështje e brendshme që duhet të zgjidhet përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Është shumë më mirë që kjo punëtë përfundojë tani sesa ta shtyjmë", ka theksuar në një intervistë për Racin.mk ambasadori i Austrisë, Martin Pamer. fc/

Fotografia: Racin.mk

QËNDRONI TË LIDHUR