• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alternativa, BESA dhe Lëvizja Demokratike me kallëzim në KSHPK lidhur me BDI-në dhe EUROVIA-n

Alternativa, BESA dhe Lëvizja Demokratike me kallëzim në KSHPK lidhur me BDI-në dhe EUROVIA-n

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Partitë opozitare shqiptare Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvozja Demokratike parashtriuan kallëzim për dyshim për korrupsion dhe konflikt të interesit në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim me kompaninë EUROVIA.  

"Baza e këtij kallëzimi është dyshimi ynë se ka korrupsion dhe konflikt interesi në relacionet e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim me kompaninë EUROVIA, e cila paraqitet edhe si donatore e kësaj partie, por edhe si kontraktuese në punët që do të zhvillohen në Korridorin 8", kumtuan partitë.

Dyshimi i tyre është se në këtë rast po kryhet pastrim parash dhe realizohet biznes me këtë kompani. 

" Për informacion të opinionit, kjo kompani është donatore kryesore e BDI-së, duke i dhënë asaj rreth 70.000 EURO vetëm në vitin 2022. Në anën tjetër, pikërisht kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.8 milion euro nga Ministria e Jashtme, e cila drejtohet nga ministri i BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa ajo paraqitet edhe si nënkontraktuese e Korridorit 8, ku përgjegjës për realizimin e punimeve nga ana e qeverisë është zëvendëskryeministri i parë, po ashtu kuadër i BDI-së Artan Grubi", thonë nga atje. 

Partitë presin që KSHPK t'i vërtetojë dyshimet e tyre me çfarë pastaj do ta paraqisnim rastin në instanca më të larta juridike. 

"Në dokumentin që e kemi dorëzuar, ne kemi ofruar edhe më shumë fakte dhe u jemi referuar normave mbi të cilat vepron ky komision, ndërsa shpresa jonë është që Komisioni ta verifikojë dyshimin tonë dhe kjo pastaj të kalojë në instancat e drejtësisë. Si subjekte që në mënyrë të veçantë angazhohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, edhe njëherë theksojmë se diskursi europian dhe leksiku i mbushur me fraza patriotike për “ta shpëtuar shtetin dhe kombin” është i pamjaftueshëm për ta mbuluar korrupsionin e BDI-së", thonë ata.

 Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) në fund të gushtit informoi se do të hapë lëndë lidhur me kompaninë “Eurovia”, e cila ka fituar tenderin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në një vlerë prej 1.8 milionë euro, pasi sipas tyre, në rastin konkret ekzistojnë elemente për veprim kompetent. të komisionit edhe nga aspekti  i materialitetit sepse bëhet fjalë për shuma të larta por edhe për rreziqe për lidhje politike.

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR