• e premte, 05 dhjetor 2025

Alonso: Kundër Oviedos luajtëm ndeshje shumë të kompletuar

Alonso: Kundër Oviedos luajtëm ndeshje shumë të kompletuar

Madrid, 25 gusht 2025 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Çabi Alonso, është i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij në ndeshjen e mbrëmshme si mysafir tek Oviedo.

Reali fitoi me 3:0 me dy golat e Kilian Mbapes dhe një nga Vinisius Zhunior.

"Në gjysmën e parë të lojës patëm ritëm të shkëkqyeshëm me topin, dominuam, edhe pse ishte vështirë sepse Oviedo mbrohej fuqishëm. E dinim se duhet të vazhdonim në frymën e njejtë. Në gjysmën e dytë të lojës pak u ngadalësuam, e kishim vështurë ta mbajmë ritmin, por falë mbrojtjes, e fituam topin, shpejnë e nisëm suëmin, ndërsa dy golat na sollën qetësi. Jam i kënaqur që ishte një ndeshje shumë e kompletuar. Vinisius hyri si rezervë, u bë faktor vendimtar dhe jam i lumtur për të. Na duhen të gjithë - edhe ata që e fillojnë ndeshjen edhe ata që vijnë nga bankina. Do të ketë shumë ndeshje para të gjithëve. Me rëndësi është secili të ndihet i rëndësishëm dhe i përgatirur për ta filluar ndeshjen, të vijë nga bankina apo të luajë nët ë ardhshmen. Kemi mbi njëzet lojtarë në ekip dhe dëshirojmë ta nxjerrim më të mirën nga secili", deklaroi Alonso për "Marka".

Real Madridi ka gjashtë pikë maksimale pas dy xhirosh. Ekipi madrilen do të luajë kundër Majorkës në ndeshjen e ardhshme më 30 gusht. Oviedo ka dy humbje, ndërsa në xhiron e tretë do të përballet me Real Sosiedadin gjithashtu më 30 gusht. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR